Baby shower nr.2 për Dorelën dhe Vedatin

Siç dihet tashmë, këngëtari i njohur Vedat Ademi dhe partnerja e tij Dorela së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Jonarti, djali i madh i çiftit, pas pak javësh do të gëzojë statusin e vëllait të madh dhe vëllait të vitit, siç e kanë quajtur me përkëdhelje Dorela dhe Ademi në postimet e tyre.

Pak ditë më parë Dorela u surprizua nga kolegët me një baby shower që nuk e priste, fotot e të cilit i ndau me ne, ndërkohë që sot erdhi pjesa e dytë.

Ajo është surprizuar sërisht mesa duket, por ende nuk e dimë në janë k ka postuar disa foto nga festa surprizë që i është bërë në punë për pritjen e djalit të dytë në familje. Me ngjyrat simbolike të djemve, bardhë e bojëqielli, ëmbëlsirat dhe tullumbacet, festa e krijuar enkas për Dorelën e ka gëzuar atë pa masë. Sa me fat bebi i tyre, ende pa lindur, është i rrethuar nga kaq shumë dashuri! 

 

 

Share With:
Translate »
810 Views