Balerina e njohur shqiptare: Kam ngrirë vezët, po vajte 30 vjeç je plakë për të pasur fëmijë

Balerina e njohur Isida Mollaymeri i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj ku tregoi se ka ngrirë vezët lidhur me riprodhimin për të ruajtur performancën e tyre.

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”,  diskutua deklarata e bujshme e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili para pak kohësh i cilësoi “plaka” gratë që ngelin shtatzënë në moshën 30 vjeçare gjë e cila solli reagime të ashpra nga këto të fundit.

Mirëpo balerina duket se bie dakort me deklaratën e gjinekologut, ndërsa theksoi se ka marrë informacione në lidhje me orën biologjike dhe prandaj e ka marrë një vendim të tillë.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.

Profesioni im, ashtu si i  futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo.

Share With:
Translate »
94 Views