Barack Obama vë kapuçin e babagjyshit në kokë dhe shpërndan gëzim për festa

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka vendosur të surprizojë fëmijët dhe familjarët e tyre në spitalin e Washington D.C, i njëjti spital që bashkëshortja e tij vizitonte gjatë kohës kur ishte në rolin e zonjës së parë.

Nga fotot dhe videot e shpërndara prej spitalit të fëmijëve u shfaq Obama me një kapuç babagjyshi në kokë gjatë vizitës që zgjati rreth 1 orë e gjysmë. Ai mbajti një fjalim për familjarët, fëmijët dhe stafin e qendrës shëndetësore, duke theksuar se shpirti i festave duhet të shprehet me gëzimin që ju dhurojmë të tjerëve.

Ish-presidenti mori rolin e babagjyshit dhe bëri dhurata për më të vegjlit.

Share With:
Translate »
564 Views