Bashkë apo të ndarë? Ja si po e kalon natën e ndërrimit të viteve familja Aliu!
Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë e keqe, por Mozzik dhe Loredana nuk po e presin bashkë ndërrimin e viteve. Reperja po e kalon këtë natë festive me familjarët dhe Hanën, por pa Mozzik.
Ky i fundit ndodhet në Kosovë me prindërit dhe Getinjon.
Fillimisht ishte Loredana ajo që postoi disa foto me Hanën në Instagram, duke uruar ndjekësit për Vitin e Ri. Ato na dhuruan disa poza shumë të ëmbla siç bëjnë gjithnjë, teksa të gjithë po pyesnim “Ku është Mozzik?”.
Më pas Getinjo ndau një portret shumë të adhurueshëm me Mozzik dhe prindërit e tyre në Instagram, duke na bërë të kuptojmë se reperi ndodhet me ta në Kosovë dhe jo me të bijën dhe Loredanën. Risjellim në vëmendje se Getinjo tregoi ditën e sotme se për herë të parë pas 5 vitesh po e kalon natën e ndërrimit të viteve me familjen e tij.
Kjo mund të vlejë edhe për Mozzik, i cili si një nga artistët më të dashur shqiptar, ka qenë gjithnjë i angazhuar me koncerte.
Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti. Ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të jenë sërish çift kanë qenë kryefjala e mediave rozë për 2020-tën. Pikërisht këto shenja i kanë bindur fansat se ata të dy janë sërish bashkë si çift, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar as njëri e as tjetri.
E ftuar para disa javësh në një emision në Gjermani, kur u pyet në lidhje me këtë gjë, Loredana nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se ata do të jenë gjithmonë bashkë për shkak të vajzës së tyre, Hanës.
“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, u shpreh reperja.
Gjithashtu Getinjo i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” u shpreh se ata nuk mund të jenë kurrë të ndarë, sepse është vajza që do i bashkojë gjithmonë.
“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon. Tani të gjitha mediat e dinë të vërtetën”, u shpreh Getinjo.
Ndërsa tani është radha e Mozzik që të flasë për këtë çështje e të na sqarojë një herë e mirë se çfarë statusi ka me Loredanën. “Prive” pritet të publikojë në 2 janar një emision ekstra me personazhet më të përfolur të 2020-tës. Sigurisht që Mozzik ka qenë i ftuari kryesor e nuk ka mundur tu shpëtonte pyetjeve për rikthimin me Loredanën. Edhe ai është shprehur se nuk kanë se si të mos takohet me Loredanën, sepse kanë një fëmijë e sigurisht që do të jenë bashkë.