Bashkëprezantuese krah babi Arditit në “Këngën Magjike”, Anna Gjebrea rrëfen emocionet

Ajo është rritur në prapaskenën e “Këngës Magjike”, di çdo hallkë, këngë e përpjekje që nevojitet për realizimin e një festivali me përmasa të tilla. Ishte fare e vogël kur këndoi për herë të parë, krah të atit, Ardit Gjebreas dhe tashmë, në moshën 16-vjeçare, kur plotëson edhe kriterin e festivalit për pjesëmarrjen, Anna Gjebrea do ta shoqërojë në skenë si bashkëprezantuese.

Ardit Gjebrea e dha lajmin para disa javësh duke zbuluar surprizën e parë të 25-vjetorit të “Këngës Magjike.” Sot, në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Anna zbulon para të atit dhe katër bashkëprezantueseve të edicioneve të shkuara, emocionet për detyrën e rëndësishme.

Share With:
Translate »
118 Views