Jul Deda emocionon dedikimin për të atin, Zef Dedën: Merre kitarën dhe festo atje lart

Aktori i njohur Jul Deda ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ndjerë për të atin, ikonën e humorit shqiptar, Zef Deda, në 75-vjetorin e lindjes së tij.

Në një postim prekës në Facebook, ai shkruan:

“Bosi jem, gëzuar 75-vjetorin e lindjes. Për mua, ti ke vetëm ditëlindje, sepse je gjithkund me ne, je krenaria e familjes sonë. Zef Deda, je thjesht më i miri. T’du fort, baba jem…! Sot, e din vetë ti, merre kitarrën dhe festo atje lart, këndo me zërin tënd brilant dhe shijo ditën tënde të lindjes. Bashkë me ty edhe ne këtu.”

Ky mesazh i ndjerë vjen si një kujtim i bukur për një figurë të dashur të artit dhe skenës shqiptare, i cili mbetet i paharrueshëm për publikun dhe të afërmit e tij.

Share With:
Translate »
87 Views