Bashkëshorti i Shkurtes flet, tregon dhëndrrin e preferuar të tij

Ditën e sotme, familja e bilbilit të këngës popullore shqiptare, Shkurte Fejza, ka pasur një festë të madhe. Vajza e saj e vogël, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me partnerin e saj, Laurat Shatrin.

Kjo datë ka qenë tejet e veçantë dhe e mbushur me plot emocione jo vetëm për çiftin, por edhe për prindërit e nuses, Shkurten dhe bashkëshortin e saj, Hajrushin.

Ekipi i emisionit të Prive By Liberta Spahiu ka qenë i pranishëm në ambientet e dasmës për të sjellë pamjet dhe atmosferën përrallore të kësaj nate magjike, ku nuk kanë munguar lotët e gëzimit dhe ritet e dasmës shqiptare.

Në një intervistë për emisionin tonë, këngëtarja Shkurte Fejza nuk i ka fshehur emocionet e nënës që përcjell vajzën nga shtëpia.

“Është edhe gëzim edhe emocion. Është e vogla e shtëpisë dhe kjo sikur e ka pasur dashurinë tonë më shumë”, u shpreh Shkurtja e mbushur nga emocionet.

Nga ana tjetër, babai i nuses, Hajrushi, ka zbuluar këshillën e çmuar që i ka dhënë të bijës për rrugëtimin e saj të ri në jetë. Ai tregoi se i ka thënë Agnesës: “Ndërtoje jetën me dashuri, durim dhe respekt, sepse aty është lumturia”.

Po ashtu, Hajrushi nuk ka kursyer as batutat e këndshme kur është pyetur për dhëndrin e preferuar. Duke qeshur, ai u shpreh se dhëndri i vogël është tashmë i preferuari i tij: “Sot po them i vogli është i preferuari”,tha ai me humor në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen e tyre.

Urime martesa edhe nga ne Agnesa!

Share With:
Translate »
8 Views