Bashkëshortja e këngëtarit poston foton me barkun e fryrë
Një muaj më parë ata kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, e ndërsa shumë shpejt ata nuk do të jenë më “dy”.
Këngëtari i grupit NRG Band, Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse një lajm i tillë ka qarkulluar që në muajt e verës, kur u bë publike fejesa e tyre, konfirmimi na erdhi vetëm pak orë më parë.
Bukuroshja ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku mund të dallohet lehtësisht barku i fryrë. Krah fotos ajo shkruan: Duke u bërë nënë.
Këngëtari vetëm kohë më parë u fejua me Lolita Begollin, bukuroshen nga Peja me të cilën kishte kohë që ishte në një lidhje. Ata i dhanë fund beqarisë më 30 shtator në një ceremoni luksoze të mbajtur në Pejë. /Revista Class