Vetëm kjo femër ka fuqinë të zbusë Robertin

Mund të bëjë njeriun e ashpër, kritikues dhe konfliktual me gjithë pjesëmarrësit e spektakleve të Verës dhe Alketës. Ndonjëherë madje e bën të fortin edhe me këto të fundit, po ka një vajzë në këtë botë që arrin t`i nxjerrë fëmijën brenda vetes. E ka një thembër Akili edhe Robert Aliaj, ashtu si kushdo. Quhet Gala dhe është e bija. Për hir të impenjimeve, në periudhën e sezonit televiziv, qëndron në Shqipëri dhe e bija në Bruksel, po kur duan e gjejnë kohën. Destinacioni i fundjavës ishte në Disneyland, në Paris. Kjo shëtitje e ka kthyer pas në fëmijëri. Të hënën në spektakël do jetë më i relaksuar se kurrë. Mbase nuk do grindet aq shumë. Mbase, se nga Roberti vetëm qetesi që nuk pritet. Tip

Share With:
Translate »
753 Views