Bashkëshortja e Salsanos shkëlqen nga shtatzania

Në intervista të ndryshme, qoftë Salsano Rrapi, drejtues i “Portokallisë”, qoftë partnerja e tij, aktorja Erjona Kakeli, kanë rrëfyer për lidhjen e gjatë që kanë bashkë. Ndërkohë vetëm rreth dy vite më parë u bënë prindër. Ata janë që të dy artistë dhe natyrisht karriera u ka marrë shumë kohë. Por familja është gjithmonë e para dhe çifti ka vendosur që ta zgjerojë akoma. Në një nga aktivitetet artistike të Tiranës, Erjona është shfaqur me një fustan të gjatë, por me një super nur, gjë që u ndodh në përgjithësi zonjave të cilat janë në pritjen e ëmbël. Me flokët e gjatë dhe bjonde, Eriona duket më e bukur se kurrë. Të shohim se çfarë gjinie do të ketë bebi tjetër i çiftit. Ne i urojmë që çdo gjë të ecë mbarë me shtatzëninë dhe të sjellë në jetë një bebe të shendetshme. Salsanon këtë sezon do ta shohim përsëri te “Portokalli” si moderator dhe aktor, ndërkohë që për të parë Erionën, duhet shkuar në teatër, por natyrisht pasi të lindë.

Share With:
Translate »
1779 Views