Beatrix Ramosaj dhe Albërije Hadërgjonaj kanë gati surprizën që fansat e tyre mezi e kanë pritur

Thuajse qëkur ka nisur karrierën e saj, të gjithë fansat e Beatrix Ramosaj kanë pritur një bashkëpunim me Albërije Hadërgjonaj Në fakt, ato kanë kënduar bashkê në disa raste, kujtojmë këtu performancën në Big Brother, por një këngë të tyre ende nuk e kanë realizuar.

Megjithatë, duket se momenti ka ardhur dhe Beatrix e Albërije do të sjellin projektin e shumëpritur. Burime për “Prive” e kanë konfirmuar lajmin, edhe pse nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me llojin e këngës apo kohën kur do të publikohet.

Nuk e dimë përse artistet kanë zgjedhur pikërisht këtë kohë për të sjellur këngën e tyre të parë, gjithsesi duket si një strategji e mirë, pasi Beatrix ka vëmendjen e publikut më shumë se kurrë, e dini vetë ju për çfarë.

 

Share With:
Translate »
95 Views