Beatrix Ramosaj tregon testin, është pozitiv
Bukuroshja shumë e talentuar, Beatrix Ramosaj është shfaqur shumë aktive gjatë gjithë verës në rrjete sociale me postime fotosh e videosh, nga njëra festë tek tjetra. Edhe sezoni i vjeshtës për të ka qenë një periudhë pushimesh dhe argëtimi, madje ajo shfaqej e veshur me rroba banje duke shijuar temperaturat e ngrohta.
Gjithsesi, fakti që ajo shkonte nëpër evente dhe festa pa marrë masat e duhura kundër virusit vdekjeprurës ishte tepër shqetësues dhe një shembull jo i duhur për ndjekësit e saj. Së fundmi ajo nuk ishte shumë aktive nëpër rrjete dhe nuk postonte më aq shpesh sa më parë, kjo gjë lindi dyshime nëse po punonte për ndonjë projekt apo ka diçka tjetër.
Pak minuta më parë këngëtarja, me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka konfirmuar se ka qenë me Covid-19 dhe se ka qenë në karantinim.
Sipas shkrimit në foton e saj, ajo ka zbuluar se dhe një ditë mund të dalë nga karantina e të vazhdojë projektet e saj muzikore për të cilat është shprehur se mezi po pret, pasi të jesh e sëmurë me Covid, e ke të vështirë dhe të zbresësh shkallët.
Nga e gjithë kjo, lajmi i mirë është se artistja e ka kaluar virusin dhe duket se gjendja e saj shëndetësore është në përmisim. Si dhe nga ana tjetër duhet të bëni kujdes gjatë kësaj periudhe, merrni masat e duhura kudo që shkoni.