508 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë: 3074 testime dhe 693 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor për situatën e Covid në vendin tonë, pas 3074 testimeve të kryera janë zbuluar 508 raste të reja.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me Covid dhe 5 qytetarë të tjerë. Jetën e kanë humbur 4 qytetarë nga Tirana të moshave nga 60 deri në 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç

Janë 6,682 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
132 Views