”Bebi mrekulli”/ Erdhi në jetë vetëm 450 gram, tani është e shëndetshme dhe shikoni si duket
Një foshnjë e lindur 450 gram është cilësuar mrekulli, pasi ka arritur të mbijetojë dhe tani është një fëmijë i shëndetshëm 4 muajsh.

Por prindërit Danielle dhe Roger Bennie kurrë nuk hoqën dorë nga shpresa dhe pasi e mori pak veten dhe madje pasi kreu disa operacione u kthye në shtëpi me prindërit.

Danielle, 39, tha se problemet e tyre filluan së pari kur ajo filloi të kishte hemoragji kur ishte në javën e shtatë të shtatzëninë e saj.
Nëna e foshnjës tregon se kur mbërriti në spital mjekët dyshuan për abort dhe menduan se nuk mund të bënin gjë për të dhe fëmijën por mrekullia ndodhi. Çiftit iu tha se vajza dukej mirë por se ekzistonte shansi që të kishte sindromën down.

Gruaja tregon se ndër shqetësimet më të mëdha të tyre ishte dhe shëndeti i vajzës tjetër Lilah e cila mund të pësonte traumë nga humbja e motrës. Fatmirësisht familja është bashkuar dhe Mahila 4 muajshe gëzon shëndet të plotë.
