Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë prindër në 2025-ën

Viti 2025 solli momente të veçanta në jetën personale të disa figurave publike shqiptare, mes tyre edhe ardhjen në jetë të fëmijëve. Gjatë këtij viti, një numër personazhesh të njohur të botës së artit dhe medias janë bërë prindër, duke ndarë me publikun këtë etapë të re të jetës së tyre.

1. Fatma Haxhialiu

Në shkurt të këtij viti, Fatma Haxhialiu u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur ajo e ndau vetë në rrjetet sociale, ku publikoi një video emocionuese të takimit të parë me djalin e saj të dytë, Noar.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruhet, vetëm përjetohet dhe lotohet,” shkroi ajo krahas videos, teksa falenderonte edhe partnerin e saj.

2. Anna Lika & Bjord Mezini

Ky vit do të jetë i paharrueshëm edhe për Anna Likën, e cila në shkurt solli në jetë fëmijën e saj të parë me Bjordi Mezinin.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Mirë se erdhe në jetë Marvel Mezini. Mami dhe babi mezi po të prisnin,” shkroi ajo krahas një fotoje ku ndodhej dora e saj, partnerit dhe së voglës së tyre.

3. Samanta Karavello

Pranvera u bë edhe më e bukur për Samanta Karavellon, e cila jetoi për herë të parë gëzimin e të qenit nënë. Në prill ajo ndau një postim me vajzën në krahë.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“E gjithë bota në krahët e mi…Mirë se erdhe në këtë botë Gia Rose 18/ 03/ 2025.”

4. Venera Lumani & Lind Islami

Prilli, ishte muaji i nënave të reja. Pak ditë pas Samantës, Venera Lumani njoftoi ardhjen në jetë të djalit të saj dhe Lind Islamit.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Familja mbi të gjitha. Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë; I bëj malet bashkëm skej m’skej. Ju dua, Drin Islami”, shkroi ajo në një postim ku ndodhej me gjithë familjen e saj.

5. Kristina Baki

Në po të njëjtin muaj, Kristina Baki solli në jetë vajzën e saj të dytë.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Mirë se erdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot.”

Lajmin ajo vendosi ta bënte publik thuajse një javë pas lindjes, ku ndau me ndjekësit edhe emrin e vogëlushes.

6. Einxhel Shkira & DJ Dagz

Einxhel Shkira solli gjithashtu në jetë një bebush, djalin e saj të dytë pas Trevit, që së bashku me Dagzin zbuluan më vonë se e kanë quajtur Kres.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Dhe një zemër më shumë! Faleminderit Zot!” shkroi ajo krah videos, ku ndodhet së bashku me familjen e kompletuar.

7. Isida Mollaymeri

Në maj të këtij viti, balerina Isida Mollaymeri u bë nënë për herë të parë.

Në një story në Instagramin e saj personal, Isida zbuloi nga hiçi se ishte bërë nëna e një vogëlusheje të cilën e ka quajtur Ajlin.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

Lajmi erdhi surprizë për gjithë ndjekësit, pasi Isida vendosi ta mbante private shtatzëninë e saj deri në atë moment.

8. Eliona Pitarka

Eliona Pitarka, gjithashtu solli në jetë fëmijën e saj të tretë këtë verë.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Bebi erdhi, por misteri i vogël mbetet! Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë apo djalë? Bëni parashikimin e fundit.”Më tej, Eliona zbuloi se u bë për të tretën herë nënë e një vajze.

9. Dafina Zeqiri & Kreshnik Gjergji

Listës së nënave të reja iu shtua edhe Dafina Zeqiri. Këngëtarja u bë nënë e një djali në korrik të këtij viti.

Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi edhe emrin e veçantë të bebushit.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Mirë se erdhe Daskan Gjergj”, shkroi ajo krah një postimi ku shfaqen këmbët e vogëlushit.

10. Jona Spahiu

Jona Spahiu, u bë nënë për herë të dytë në shtator. Përmes një postimi në Instagram me një kolazh fotosh të ëmbla, moderatorja tregoi se është bërë nënë e një vajze, të cilën ajo dhe partneri e kanë quajtur Freya.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

“Raideni u bë vëlla i madh! Më 27.08.2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish,” shkroi Jona në postim.

11. Genta Gjalpi

Ky vit, ishte një ndër më të lumturit edhe për blogeren Genta Gjalpi, e cila vetëm së fundmi u bë nënë për herë të parë.

Bebushi quhet Joan dhe erdhi pak më parë seç e prisnin, bëri me dije Genta në Instagram.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

12. Vesa Vllasaliu & Mirlind Daku

Viti po mbyllet plot ëmbëlsi edhe për ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu. Ajo dhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, u bënë për herë të parë prindër të një vogëlusheje të quajtur Miresa.

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

Bebushë dhe buzëqeshje: VIP-at shqiptarë që u bënë

Share With:
Translate »
125 Views