Bjordi dhe Anna bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin dhe foton e parë të bebit
Çifti i njohur Bjordi Mezini dhe Anna Lika kanë shpallur lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë! Ata mirëpritën një djalë të shëndetshëm, të cilin e kanë quajtur me emrin e veçantë Marvel.
Lajmi është pritur me gëzim të madh nga miqtë dhe fansat e çiftit, të cilët kanë shprehur urimet e tyre për këtë moment të paharrueshëm. Të dy janë ndjerë të bekuar dhe shumë të lumtur për këtë hap të ri në jetën e tyre si familje.
View this post on Instagram
Urimet dhe komplimentet për çiftin vazhdojnë të mbushin rrjetet sociale, ku janë ndarë me gëzim foto dhe mesazhe urimi për djalin e tyre të vogël.
Ndërsa Anna ka shkruar: 07.02.25
Sot ne jeten tone erdhi nje mrekulli, dhe prandaj ne vendosem te te quajm ashtu, mrekulli
Mire se erdhe ne jet Marvel Mezini 🤍
Mami dhe babi mezi po te prisnin.”
/Kids’Time/
View this post on Instagram