Belen Rodriguez është shtatzënë
Thashethemi se Belen Rodriguez është shtatzënë ka ditë që qarkullon, por më në fund u konfirmua. Edhe pse ajo vet apo partneri ende nuk kanë folur, miqtë e ngushtë të tyre kanë treguar shumë.
“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Ajo do donte të ndalonte kohën sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”, shprehen miqtë e ngushtë të Belen. Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës që lamë pas. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez, e cila ka një djalë me ish-in e saj Stefano De Martino.
Pas deklaratave të miqve, erdhi edhe konfirmimi i fundit nga gazetari Santo Pirrotta i ‘Every Morning’, i cili u shpreh se çifti pret një vajzë dhe emrin do ja vendosin Tabita.