Bëmë baba të të ngjajë, John Travolta ndan të njëjtin pasion me të birin 8 vjeçar

Nuk ndodh shpesh që John Travolta të publikojë në rrjete sociale imazhe shumë personale, por ditën e djeshme bëri një përjashtim. Aktori 65-vjevar e ka kaluar të shtunën me djalin e tij 8-vjeçar, Benjamin Hunter, në kabinën e një aeroplani. Duket se tashmë që është pak më i rritur vogëlushi ka filluar të ndajë të njëjtat pasione me babain e tij. “Djali im Ben po më zë vendin. Fluturimi i tij i parë Qantas A380”, ka shkruar John bashkangjitur imazhit të djalit.

Prej 17 vitesh aktori i njohur është ambasador i kompanisë së fluturimeve “Qantas Airways”, së bashku me Hugh Jackman dhe Adam Goodes. Përveç djalit, John Travolta është baba edhe i një vajze 19-vjeçare, Ella Bleu, dhe me të dy fëmijët ai ka një lidhje shumë të ngushtë. Ata kanë ardhur në jetë si fryt i dashurisë së tij me bashkëshorten, Kelly Preston. Dyshja e njohur kanë pasur edhe një djalë të quajtur, Jett, i cili ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 16-vjeçare.

Share With:



170 Views