Bëmë mama të të ngjaj, Heidi Klum dhe e bija tërheqin vëmendjen në Itali

Vajza e modeles së famshme Heidi Klum, Leni bëri debutimin e saj në tapetin e kuq në eventin LuisaViaRoma për UNICEF-in në Capri të Italisë. 17-vjeçarja shoqërohej bashkë me nënën e saj, Heidi Klum si dhe njerkun Tom Kaulitz.

Ata dukeshin më shumë si motra sesa si nënë e bijë ndërsa ecnin në tapetin e kuq dhe madje ishin kombinuar me një pamje të ngjashme. Heidi veshi një fustan argjendi Eli Saab me të çarë deri tek kofsha ndërsa Leni zgjodhi një fustan Versace në ngjyrë ari.

Heidi Klum Leni

Në fillim të këtij viti, Leni ndoqi gjurmët e nënës së saj dhe bëri debutimin e parë në Javën e Modës në Berlin, e cila ishte veshur nga stilistë si Kaviar Gauche, Michael Sontag dhe Lala Berlin.

Share With:
Translate »
254 Views