Bëmë mama t’i ngjaj hallës! Mbesa e Arbana Osmanit është kopja identike e moderatores
Arbana Osmani publikon shpesh në rrjete sociale foto ose video me mbesën e saj, Kenzën. Ajo është vajza e vetme e vëllait të Arbanës, Shpatit dhe mes hallës e mbesës ka një “ngjashmëri të frikshme”.
![]()
Menjëherë pas publikimit Osmani ka marrë me qindra mesazhe nga ndjekësit që të gjithë bien dakord në një mendje se Kenza duket si kopja identike e Arbanës.
![]()
“Sa herë që publikoj një foto ose video me Kenzën “, ka shkruar moderatorja duke nënkuptuar se ja vënë shpesh në dukje ngjashmërinë mes tyre.
![]()
Kujtojmë se vetë Arbana është nënë e një djali të quajtur, Jon, i cili ka ardhur në jetë nga martesa e saj e parë. Ndërkohë ajo është sërish në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë nga lidhja me regjisorin Eduart Grishaj.