Benefitet e çajit të gjelbër gjatë shtatzënisë suaj

Kur bëhet fjalë për pije të nxehta, çaji i gjelbër është në krye të listës. Si një pije e cila ju bën të ndiheni mirë, ajo sjell edhe shumë benefite. Por, sa është i sigurt konsumimi i tij edhe gjatë shtatzënisë?

“Çaji i gjelbër është plotësisht i sigurt gjatë shtatzënisë”, thotë Yaffi Lvova.

“Hidratimi gjatë shtatzënisë është thelbësor dhe çaji i gjelbër mund të kontribuojë në hidratimin e përgjithshëm, për sa kohë që jeni duke qëndruar brenda udhëzimeve të përdorimit të kafeinës për shtatzëninë.”

Për këtë arsyje, është e rëndësishme që të jeni në kufinjtë e përgjithshmë të kafeinës shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandon që të mbani konsumimin e kafeinës nën 200 miligramë në ditë gjatë shtatzënisë.

Për më tepër, çaji i gjelbër është treguar se përmban antioksidantë, flavonoide dhe polifenole. Këto lëndë ushqyese japin përfitime të shëndetshme për shtatzëninë dhe më gjerë.

Share With:
Translate »
19 Views