“Bëni fëmijë”, Papa Françesku ka një apel për çiftet

Papa Francesku ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha çiftet e reja ditën e sotme.

Papa është shprehur se një shqetësim i madh i tij është “dimri demografik” që ka përfshirë vendin.

“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi”, shtoi më tej Ati i Shenjtë.

Komentet Ati i Shenjtë i ka bërë gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.

Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkë-ekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa.

Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje.

Share With:
Translate »
170 Views