Bennifer, ç`mendojnë 5 fëmijët për lidhjen e tyre?
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po shijojnë romancën e tyre. Po ky rikthim nuk i ka gjetur vetëm. Nga viti 2004 që u ndanë e deri në 2021-shin që u bashkuan, vazhduan jetën e tyre. Jenn solli në jetë binjakët Emme dhe Max nga martesa me Marc Anthony, kurse Ben 3 fëmijë nga martesa me Jennifer Garner.

Po ç`mendojnë fëmijët e tyre për këtë lidhje?
Sipas burimeve pranë çiftit, fëmijët e J.Lo janë duke u mësuar me idenë, por ndihen mirë me Ben. Për momentin po kalojnë pak më shumë kohë me babain dhe ndodhen larg të ëmës, por deri tani nuk kanë pasur asgjë kundër partnerit të ri të nënës së tyre.

Duket se situata është e kënaqshme edhe në anën tjetër. Violet, Seraphine dhe Samuel janë gjithashtu të lumtur për babain e tyre, e kanë takuar Jen dhe e pëlqejnë atë.
