Tragjike! 3-vjeçari dhe motra e tij gjenden të kapur përdore në fund të liqenit

Një djalë 3-vjeçar i cili u mbyt, u gjet i kapur përdore me motrën e tij më të madhe, teksa trupat e tyre të pajetë u nxorën nga liqeni së bashku me 3 anëtarë të tjerë të familjes që u përpoqën t’i shpëtonin.

Ngjarja tragjike ndodhi në Derinoz Dam pranë qytetit të Amasya, në Turqi. Familja po festonte ditëlindjen e tretë të Levent Cenik.

Mediat turke shkruajnë se djali ra në ujë së bashku me motrën e tij 9-vjeçare Havvanur Cenik, ndërsa të afërmit e tjerë u hodhën në liqen për t’i shpëtuar.

5 persona humbën jetën në këtë festë ditëlindjeje, përfshirë gjyshen e djalit, Sultan 50 vjeçe, xhaxhain Emrullah, 19 vjeç dhe hallën Elif Semiz, 28 vjeçe.

Ekipet e kërkim-shpëtimit u vunë në kërkim të tyre menjëherë sapo ngjarja u raportua tek autoritetet nga dëshmitarët. Ata i gjetën trupat e pajetë të motër e vëlla të kapur prej dore.

Fëmijët u gjetën në një thellësi prej rreth 10 metrave. Ata ishin ngjitur krah njëri-tjetrit, të kapur prej dore. Është një ngjarje vërtetë tragjike që na ka prekur shumë”, tha kreu i zjarrfikëses së Amasya, Selim Keles. Ai tha po ashtu se trupat e tre të tjerëve u gjetën pak metra larg dy të vegjëlve./tvklan.al

Share With:
Translate »
299 Views