“Bëra atë që duhet të bëja, jam baba”- Vrau kunatin që i përdhunonte vajzën, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar në Greqi nga kunati i tij. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit, Fatmir Tarellari, i cili ka treguar me hollësi arsyet që e shtynë të kryente krimin e rëndë.

autori viktima

“Më ‘helmoi’ fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba ”, pohoi 50-vjeçari, duke shtuar se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij filloi t’i kërkonte shpesh para. Në të njëjtën kohë, ai u njoftua se kishte problem edhe me pagesën e qirasë së banesës studentore të vajzës, ndaj vendosi të bisedojë me të. Më pas vajza i zbuloi atij tmerrin e të jetuarit në duart e vëllait të gruas së tij .

Siç tha ai, “herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke më thënë se i kishte borxh qiranë, ndërkohë që unë i dërgoja para në mënyrë të rregullt.

Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka që jetonte me 33-vjeçarin që e përdhunonte dhe videot që ai kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë”.

Sipas vajzës, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.

Kur vajza ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.

Kur babai i 18-vjeçares mësoi tmerrin që kishte jetuar vajza e tij, ai kaloi pranë shtëpisë së tij në Argallasti Pelion, mori armën që kishte me leje dhe shkoi në Agria.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Share With:
Translate »
76 Views