Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë me partneren serbe, zbulon emrin dhe foton e bebit

Dita e sotme është një ditë gëzimi për Berat Gjimshitin. Familja e mbrojtësit të kombëtares është shtuar me një djalë. 

gjimshiti

Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, pasi është bërë baba për herë të tretë. 

Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja serbe Alisa Jalize sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.  

“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti.  

Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. 

Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.

Share With:
Translate »
54 Views