Berisha: ‘Jam i gatshëm ti kërkoj falje djalit të Ramës, ka kaluar sëmundje të rëndë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se është i gatshëm ti kërkojë falje djalit të Ramës, Gregut.
Berisha ka thënë se dojet për autorsinë e djalit të Ramës nuk ia ka dhënë ai gazetarit Mero Baze, sepse po të ishte kështu ai do ti kërkonte falje Gregut.
Sali Berisha theksoi se për atë si person (Gregun) ka respekt të veçantë sepse ka kaluar me vullnet një sëmundje të rëndë.
‘Jam i gatshëm ti kërkoj falje djalit të Ramës… I kërkoj falje të birit sepse i ati ka kryer një dramë për të viktimizuar veten.
Për një rrethanë të vecantë kam një një respekt shumë të madh për të. Ai ka kaluar me vullnet një sëmundje të rëndë’, është shprehur ish-kryeministri i ftuar në ‘Tempora’ me Sonila Meçon, në Ora News.

Share With:
Translate »
544 Views