“Besoj te bukuria e mendjes”, Silva Heijneman: Takimi në verë me dy fëmijët, marr çantën plot me libra
Sipërmarrëse dhe opinioniste, Silva Heijneman ka folur sot në studion e “Rudina” në Tv Klan për pasionin e saj të madh për librat. Ajo thotë se leximin përpiqet gjithmonë t’ua kultivojë dhe dy fëmijëve të saj, duke rrëfyer se gjatë takimit në verë pasi të tre jetojnë në vende të ndryshme, merr me vete një çantë me libra.
Për Silvën, një njeri e bën të bukur mendja duke këshilluar që libri duhet të jetë i pandashëm nga jeta jonë.
Silva Heijneman: Mos iu ndani librit! Shpreh keqardhje vërtet, unë i përkas brezit të diplomimit të ’89-ës, por më kapi demokracia në moshë shumë të re. Do të them që kanë arritur vërtet rezultate cilësore në profesionet e tyre, megjithatë shoh që është shumë e thjeshtë për ta, interneti dhe në një farë mënyrë takimi…Se ne jetojmë në vende të ndryshme të tre. Takimi në verë është që mamaja dihet, ka një çantë me libra, që jam unë. Sepse unë kam një lumturi të veçantë sinqerisht që t’i shoh ata që të lexojnë libra.
-Pra ti merr libra dhe për ata?
Silva Heijneman: Absolutisht! Unë besoj që ka një diferencë cilësore të njerëzve që unë i konsideroj të bukur, sepse bukuria për mua është bukuria e mendjes. Pra, ti mund të kesh lindur inteligjent, të kesh genin, por ama nëqoftëse ti nuk e ke kultivuar me kulturë këtë gen, nuk je një njeri i bukur. Dhe ti nuk je një njeri i fortë, je një njeri i dobët sepse të lexuarit të bën që ti të njohësh veten. Është misioni ynë si qytetarë, por në radhë të parë për veten tonë. Që ne të njohim veten! Dhe sa më shumë informacion të kesh…Ti njeh veten dhe në kontekstin gjenetik sepse vetja jote është diçka gjenetike. Këtë e kanë studiues shumë të mëdhenj, siç është
-Shiko unë s’dua të paragjykoj ë, se me patjetër libri është ai që bën diferencën në jetë edhe pse unë besoj te libri se është diçka e shenjtë. Por, besoj që ka njerëz dinjitozë që edhe pse jeta nuk ua ka dhënë mundësinë për të pasur një marrëdhënie me librin, por ajo që është e padiskutueshme është që libri të ndryshon jetën. Libri të transformon si njeri, të bën më të mirë, më të ndjeshëm.
Silva Heijneman: Njohja e vetes bën që ti edhe të rrisësh veten.