“Best friend for life”, emocionon Tahiri me këtë dedikim
Saimir Tahiri godet sërish në rrjetet sociale. Ish ministri I brendshëm nuk po gjen qetësi këto kohë duke qenë shumë aktiv.
Sapo ka publikuar një foto me djalin e tij Drinin, dhe jep një mesazh shumë të rëndësishëm në marrëdhënien atë dhe bir.
“Best friend for life”, shkruan Tahiri në foton që ka publikuar me djalin e tij, dhe që siç duket e ka bërë në fundjavën e kaluar në Lëpushë, në “Bjeshët e Namuna”, përsa kohë që një ditë më parë publikoi foto nga vizita e tij në këtë zonë.
Nuk dihet për ç’arsye Tahiri ka zgjedhur të publikojë foto të përditshme në rrjetet sociale, por ajo që nënkuptohet është shprehja “familja është gjëja më e rëndësishme”.
