“Kot thonë që femrat heqin siklet gjatë shtatzënisë”, Xhensila i përgjigjet Besit

Ditën e djeshme Bes Kallaku foli për herë të parë në emisionin “BE Coffee” mbi 9 muajt e shtatzënisë së Xhensilës duke u shprehur me humor se ka kaluar siklet.

“Më ka ndodhur vetem mua apo të gjithë atyre burrave që kanë gruan shtatzënë për herë të parë. Gjatë shtatzënisë së Xhensilës…Kot thonë që femrat heqin siklet. Siklet heqim dhe ne meshkujt. Po s’na e dinë. 3 muajt e parë në shtepine time nuk gatuhej fare sepse femrat kane probleme me erërat, me aromat sidomos ato te ushqimeve. 3 muajt e pare kam ngrene vetem buke te thekur me djathë sepse ushqimet e tjera e shqetesonin aromat. Kisha 1 javë pa ngrene dhe shkova ne shtepi. Sa hapa frigoriferin, ajo direkt e nuhati. Pas lindjes ti thua shpetove, por jo. Jane 40 ditet e lehonise qe zgjasin 3 muaj prandaj eshte shume keq per ne meshkujt por nuk na e di kush”, u shpreh Besi.

Mbi këtë deklaratë të aktorit ka reaguar edhe vetë Xhensila e cila e ka filmuar dje në video live në Instagram. Teksa Besi qahej për ato 9 muaj, Xhensila dëgjohet duke thënë “I poshtër” teksa qesh.

Share With:
Translate »
1742 Views