“Betohem për kokën e vajzës”, Rudina Dembacaj u përgjigjet ndjekësve rreth dramës me ish-bashkëshortin

Disa javë më parë Aleksandër Varfaj, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj, bëri dekaratën publike që na habiti të gjithëve. Ai postoi një foto me të bijën në “InstaStory” dhe shkroi: “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli.” Patjetër që ky lajm u bë kryefjalë e të gjithë portaleve, pasi të gjithë mendonim se Rudina dhe Aleksandri kishin ruajtur një raport miqësor. E pyetur nga ndjekësit kureshtarë rreth kësaj deklarate që bëri bujë, ajo postoi një video me anë të rubrikës “Pyetje-Përgjigje” në “Instagram” dhe u shpreh se nuk e ka penguar kurrë vajzën që ta takojë babain e saj.

"Betohem për kokën e vajzës", Rudina Dembacaj u

“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë,”-tha ajo.

Kujtojmë se së fundmi Rudina ishte ftuar në një intervistë për “S’e luan topi”, ku la të kuptohej se emri i saj po përdoret për vëmendje nga ish-bashkëshorti. Ajo u shpreh: “Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le t’i prodhojë.”

Share With:
Translate »
55 Views