Beyonce ndau një foto super të ëmbël të Meghan Markle nga fëmijëria, për t’i uruar ditëlindjen

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka festuar 40-vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta, duke filluar nga familja mbretërore, e cila mesa duket ka lënë pas të gjitha mëritë.

Mirëpo, urimet për Meghan erdhën edhe nga artistë të njohur, të cilët kanë treguar marrëdhënien e ngushtë që kanë me Dukeshën.

Më e fundit, ka qenë Beyonce që ndau në faqen e saj zyrtare, foton e lezetshme të Meghan kur ishte e vogël.

“Gëzuar ditëlindjen Meghan Markle”, shkroi ajo krahas imazhit të ëmbël.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ndan mbështetjen e saj publike për mbretërinë.

Share With:
Translate »
162 Views