Bieta e ka gjetur formën e duhur për të mos e ndjerë lodhjen e përditshme, meritat i takojnë Kroit
Kthimet në shtëpi janë gjithmonë më clodhëse për Bietën e cila falë energjisë së Kroit duket se nuk e ndjen aspak lodhjen. Me të qeshura, lojëra e përqafime shkon darka për dyshen e pandarë.
“Gullat tona”, shkruan Bieta krah videos ku Kroi të kënaq me të qeshurat e tij, ndërsa mami përpiqet ta argëtojë sa më shumë. Nuk dimë se kush kënaqet më shumë, por kjo marrëdhënie duhet të jetë e ndërsjelltë. Teksa Kroi qesh, mama relaksohet nga të qeshurat e tij, duke e bërë të papërfillshme lodhjen dhe angazhimin e përditshëm. Dhe duket se kanë gjetur zgjidhjen më të mirë!/