Me fotot më të bukura dhe fjalët më të ëmbla, Iggy Azalea uron të birin në 1-vjetorin e tij të lindjes

I vogli i reperes, Iggy Azalea ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, bukuroshja ka publikuar në Instagram disa foto të djalit, krahas së cilës i bëri një dedikim mjaft emocionues.

“Gëzuar ditëlindjen e 1-rë personit tim të preferuar në të gjithë universin. Unë kurrë nuk kam menduar se mund të dua diçka ose dikë kaq shumë. Onyx je një gëzim. Lumturia jote është lumturia ime.“, shkruan Iggy.

Në fillim të kësaj jave, reperja e famshme u shpreh se po planifikonte të bënte një festë njëjavore për ditëlindjen e parë të vogëlushit.

 “Ajo që unë doja të thoja është se unë jam duke e rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje”, tha Iggy.

Kujtojmë se Iggy Azalea u bë nënë për herë të parë në moshën 30-vjeçare.

Ajo e dha vetë këtë lajm të bukur për fansat në rrjete sociale, megjithatë preferoi të mbetej diskrete për të dhënë më shumë detaje, përfshirë këtu edhe babain e fëmijës.

“Unë kam një djalë. Po prisja momentin e duhur për të thënë diçka, por ndjej se sa më shumë koha kalon, aq më shumë kuptoj se do të ndjehem e shqetësuar për të ndarë lajme gjigante me botën. Dua ta mbaj private jetën e tij, por doja të sqaroja se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej botëve.”, shkroi Iggy në Instastory.

Ajo u nda nga babai i fëmijës së saj vetëm pak muaj pas lindjes, por reperja nuk bëri të ditur arsyet pse dyshja i dhanë fund lidhjes.

 

Share With:
Translate »
112 Views