Bieta, shoqja e ngushtë e Joelle në ditën e maturës

Vajza e Alban Dudushit, Joelle ka mbaruar shkollën e mesme dhe mbrëmë ka patur mbrëmjen e maturës. Përpara festës, Joelle është shoqëruar nga Bieta për t’u bërë gati dhe postimet e fundit të moderatores na vërtetojnë edhe njëherë se marrëdhënia e tyre është si e dy shoqeve të ngushta. Pasi Joelle krehu flokët, bëri makeup dhe veshi fustanin, Bieta shkrepi një foto të saj krah Albanit duke treguar se është më e lumtur se kurrë sot që ata janë të katërt bashkë.

“Të jemi të lumtur, për këtë përpiqemi çdo ditë. Por janë momente të veçanta në jetë kur e kupton. E fotografuar, kjo është pamja e saj për mua sot. J gati për në mbrëmjen e maturës (është ajo mosha 18 vjeç që mezi e ke pritur, se pas saj do të bëhet hatajaaaaa). E kam njohur më të vogël se Kroin sot dhe ja ku jemi: vitet kane fluturuar, ne jemi 4, 4 shokë në dy skuadra, 2 shoqet e ngushta përballë skuadrës së çunave”, shkruan Bieta krah një kolazhi fotosh me Joellen.

Share With:
Translate »
174 Views