Bieta sqaron foton që ngriti dyshimet për shtatzëni: Do të doja ta kem vajzë, por parashikoj djalë

Ditën e djeshme Bieta postoi një foto me fustan rozë në dorë mbante një tullumbace po në ngjyrë rozë. Kaq u desh që portalet dhe komentuesit të aludonin se moderatorja ishte shtatzënë dhe nisur nga ngjyra e tullumbaces, bebi ishte vajzë.

Një detaj kaq i vogël bëri që i gjithë rrjeti të ziente. Aq larg shkoi imagjinata e njerëzve, saqë nuk menduan se Bieta e kishte bërë tullumbacen pjesë të fotos thjesht sepse i shkonte me fustanin.

Megjithatë, e rëndësishme është që Bieta nuk u shqetësua aspak nga këto lajme. Përkundrazi, ajo pati ëndrra të bukura me idenë e një fëmije të dytë, që siç thotë ajo do të donte shumë ta kishte vajzë, por parashikon sërish djalë.

Në një foto tjetër, në të njëjtin kënd dhe me të njëjtin fustan, por pa tullumbace, moderatorja shkruan:

“Mirëmëngjes me nje foto pa tullumbace, se kjo na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’u gjej hamendësimeve, është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: Ajo tullumbace më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin. Por gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë që do të doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë.”

Epo, meqë qenka kështu, urojmë të kemi shumë shpejt lajme të ëmbla nga Bieta.

Share With:
Translate »
1040 Views