Bilancet e fundit me Covid-19 në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4485 testime, 708 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 293 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki: 362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrws, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malwsi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mireditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë. Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (31 Dhjetor 2021) Raste të reja ditore 708 Të shëruar në 24 orë 293 Të shtruar në spitale 90 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 4485 Testime totale 1,483,121 Raste pozitive 210,224 Raste të shëruara 200,758 Raste Aktive 6,249 Humbje jete 3,217 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2965 Fier 689 Durrës 538 Shkodër 403 Elbasan 388 Vlorë 380 Berat 229 Lezhë 184 Gjirokastër 168 Korçë 138 Dibër 91 Kukës 76.

 

Share With:
Translate »
264 Views