Humbi motrën nga COVID 1 muaj më parë/ Agron Llakaj s’mban dot lotët: Pas 3 ditësh dola në skenë, isha i…

Pak më shumë se 2 muaj më parë, aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj humbi motrën e tij për shkak të COVID-19.I ftuar në Vizion Plus, ai kujtoi këtë ngjarje të hidhur për të, dhe mes lotësh, aktori u shpreh se 3 ditë pas ndarjes së saj nga jeta iu desh të ngjitej në skenë.

Llakaj tha se “ky është një realitet i vështirë, por kështu e ka bërë Zoti artistin, që të dalë mbi veten”.

“Në ditën e tretë që humba motrën kam dalë në skenë. Më falni, ju kërkoj ndjesë. Gjithsesi jeta e tillë është, ishim të papërgatitur. Të më falë dhe publiku, se s’doja t’i falja lot sot në këtë ditë. Artistin kështu e ka bërë Zoti, duhet të dalë mbi veten, në fund të fundit ka një rol. Është sakrilegj, jo sakrificë. Realitet i vështirë por ia kemi dalë dhe ia kemi dhënë atë kurorë buzëqeshje, të qeshure publikut. Sepse në fund të fundit mendoj se ndoshta e qeshura mund shumë gjëra, jep besim për jetën”, tha aktori i humorit.

Share With:
Translate »
171 Views