Binjake apo çfarë? Motra e vogël e Adelina Tahirit s’dallon më fare nga këngëtarja!
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Adelina Tahiri, përpiqet të qëndrojë sa më aktive në rrjete sociale.
Ajo ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta e përditshme dhe herë pas here shohim në profilin e saj edhe familjarët.
Të gjithë jemi njohur me motrën e vogël të Adelinës, Dianën, të cilën në fakt kishim disa kohë pa e parë.
Diana qenka rritur aq shumë sa tashmë është e vështirë ta dallojmë nga motra e saj këngëtare.
Në fotot e publikuara së fundmi në Instagram, ndjekësit i kanë quajtur me të drejtë binjake, ndërsa ne ju “sfidojmë” të gjeni ndryshimin mes tyre.
Para 2 vitesh Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri. Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.
“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina në një intervistë për Prive.