Eliona nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur

Urimin e Eliona Pitarkës mund ta quajmë më të bukurin e këtyre ditëve. Aktorja e “Klanifornias” është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, e veshur me pulovër festive dhe tregon barkun e rrumbullakosur.
Eliona e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë për muaj me rradhë. Ishin mediat ato që zbuluan fillimisht se aktorja ishte në pritje të ëmbël e më pas vetë Eliona e konfirmoi me një foto nga baby shower.

Ndonëse gjininë e bebit nuk e ka zbuluar ende, mjaftohemi me këto foto kaq të bukura që ka realizuar së fundmi për të uruar festat.

“Gëzuar festat nga unë dhe bebi. Pas një viti kaq të vështirë, e vetmja gjë që më vjen të uroj është shëndet dhe begati”-shkruan Eliona.

Share With:
Translate »
341 Views