Binjakët kanë ditëlindjen, Jennifer Lopez përmbledh 10 vjet në një video
Ajo ka dy binjakë edhe pse nuk ta jep kurrë këtë përshtypje, madje ata janë 10 vjeç. Pikërisht sot bëjnë aq. Ndaj mami Jennifer Lopez ka zgjedhur të ndajë me ne momente mjaft interesante, të pa publikuara më parë nga jeta e tyre personale. Ata duken një familje mjaft e lumtur, duke ndarë dhe bërë gjithçka bashkë. Këngëtarja nuk ka hezituar të tregojë momentë të tilla po aq të lumtura me babain e fëmijëve, tashmë një ish për të, Marc Anthony.
“Është e vështirë ta besoj që ka 10 vjet që kur dy forca të natyrës erdhën në botën time dhe më ndryshuan jetën përgjithmonë…ju më shëruat shpirtin dhe rinuat ekzistencën time…ju më mësuat për dashurinë dhe jetën dhe veten në një mënyrë që nuk e kisha imagjinuar kurrë…dhe jam përgjithmonë e dashuruar me ato fytyra të bukura…”, shkruan Jennifer.
Ndërsa më vonë, në instastoryn e saj, pamë momente nga festimet që kishte organizuar në ditën e tyre të madhe. Dy tortat e ndara, njëra me Super Marion për Max dhe njëra me arush për Emme, tregonë se vogëlushët pavarësisht se binjakë, tashmë kanë filluar t’i ndajnë preferencat dhe shijet, por ama lumturia në sytë e tyre në këtë përvjetor ishte e njëjtë. U bëfshi 100 vjeç vogëlushë! /Kids’Time/