Besimtarët myslymanë, djegin një sasi të madhe të produkteve“Pampers”: Japin mesazhe kundër Islamit!

Disa besimtarë myslymanë në Indi janë gjetur duke filmuar veten e tyre teksa digjnin me flakë disa palë “Pampers” fëmijësh për një nga arsyet më të çudtishme. Sipas tyre, fytyra e maces që është e vendosur në to, i ngjan shumë fjalës që në arabisht nënkupton profetin Muhamed.

 

Kritikët kanë menduar se ky është një mesazh i koduar kundër Islamit ndaj dhe në formë proteste ata kanë nisur të djegin çfarë kanë gjetur.

Duke qenë se Pampers-i është një kompani amerikane, ky grup besimtarësh mendon se gjithçka bën sens pasi sipas atyre amerikanët duan të përhapin nëpër botë një frymë anti-islamike.

Gjithashtu i njëjti grup, ka dërguar dhe një letër zyrtare në polici duke i kërkuar këtyre të fundit që ta heqin tërësisht nga tregu këtë produkt që atyre iu fyen idealet mbi islamin dhe çka është më e rëndësishmja profetin Muhamed që për ta është shumë i shenjtë.

Nga ana tjetër stafi i produktit “Pampers” kanë shkruar se e gjitha kjo është një keqkuptim pasi ata kanë dashur të skicojnë macen pa pasur asnjë ide se kjo do merrte këtë konotacion dhe as nuk kanë menduar që dikush do të mund të ofendohej prej kësaj.

Share With:
Translate »
1033 Views