Biri i artistëve shqiptar, një talent i vërtetë, video po bën xhiron e rrjetit

Dy këngëtarët e njohur Frederik Ndoci dhe Alisa Baraku prej afro 10 vitesh kanë krjuar një lidhje të fortë dashurie me njëri-tjetrin. Ata kanë sjellë në jetë edhe dy fëmijë Marliu 7 vjeçe dhe Nikolo 3 vjeç. Dy këngëtarët mesa duket e kanë përcjellë të gjithë talentin e tyre edhe tek fëmijët.

Në ‘Instagram-in’ e tij blogeri Olti Curri ka postuar një video shumë të bukur të voglit Nikolo. Hipur mbi një tavolinë Nikolo kërcen me një nga këngët e Michael Jackson. “Në shtëpinë e miqve të mi, djali i tyre i vogël Nicolo mori vëmendjen qetësisht, u vesh vetë dhe filloi të performojë Michael Jackson. Talenti rrjedh bashkë me gjakun e nënës soprano dhe babait këngëtar dhe aktor, jam pa fjalë është vetëm 5 vjeç. Pastë jetën” ka shkruar Olti Curri. Dhe të gjithë i japim të drejtë Oltit, sepse Nikolo duket vërtet shumë i talentuar.

 

Share With:
Translate »
648 Views