Blac Chyna reagon pas deklaratës së Khloé se është një ‘prind i tretë’ për mbesën e saj, Dream

Positive vibes only! Blac Chyna tha se nuk ka asnjë koment negativ për faktin që Khloé Kardashian e quajti veten “prind të tretë” për mbesën e saj Dream.

“Gjithçka është mirë me të dyja palët, ne të gjithë jemi familje në fund të ditës,” tha për TMZ modelja, e cila ka vajzën Dream me ish partnerin, Rob Kardashian.

“Robert dhe unë po bashkë-prindërojmë sa më mirë që mundemi dhe gjithçka kemi është dashuri dhe pozitivitet,” tha ajo.

Blac Chyna reagon pas deklaratës së Khloé se është

Khloé po planifikonte ditëlindjen e Dream në shtëpinë e saj, ku foli edhe për rolin që ka ajo në jetën e vogëlushes. Pa përmendur emrin e Chyna (Angela White), Khloé e bëri shumë të qartë që s’ka marrëdhënie me të ëmën e Dream.

Blac Chyna reagon pas deklaratës së Khloé se është

“Nuk kam marrëdhënie me të ëmën e Dream. Është e vështirë që të kesh marrrëdhënie me dikë që të ka hedhur në gjyq për miliona dollarë”, tha ajo, referuar gjyqit të famshëm mes familjes Kardashian dhe Blac Chyna.

Blac Chyna hodhi në gjyq familjen e famshme sepse pretendonte se anuluan shfaqjen e saj dhe të Rob Kardashian, pasi ata të dy u ndanë. Chyna e humbi gjyqin në vitin 2022.

Pasi komentet e saj u bënë tituj nëpër media, Khloé tha në Instagram se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit.

Share With:
Translate »
121 Views