Prindërit e braktisën sapo erdhi në jetë pasi ishte…/ Tani 14-vjeçarja është një yll i Hollywood-it
Historia e Sofia Sanchez është një frymëzim për shumë njerëz. Prindërit e saj e braktisën menjëherë pasi lindi, për shkak të gjendjes së saj. Ajo është më sindromën Down.
Por fati ishte me të, pasi u adoptua nga një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jennifer dhe Hector Sanchez gjetën një fotografi të saj në faqen e internetit të një organizate që mbështet dhe gjen shtëpi për jetimët ndërkombëtarë me sindromën Down dhe nevoja të tjera të veçanta.
Në atë kohë çifti kishte tre djem, njërin me sindromën Down, e po kërkonte që të zgjeronte sërish familjen. Duke qenë se kishin përvojë në rritjen e një fëmije me nevoja të veçanta, ata ishin të sigurt se mund të mbështesnin një tjetër fëmijë në nevojë.
E kur panë fotografinë e Sofias në internet, Jennifer dhe Hector vendosën që t’a merrnin në shtëpinë e tyre.
“Ajo u braktis në lindje. Ne menduam se duke qenë se po bënim një rrugëtim në rritjen e një fëmije me sindromën Down, pse mos të adoptonim një tjetër dhe t’i siguronim një shtëpi të ngrohtë. Gjithashtu t’i dhuronim Joaquin një motër si ai”, ka thënë më herët Jennifer.
Si nënë e dy fëmijëve me nevoja të veçanta, Jennifer Sanchez përdori platformat e saj të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndarë përvojat e familjes së saj.
Ajo i inkurajoi fëmijët e saj të gjenin zërin e tyre dhe të flisnin, duke e bërë Sofian të bëhej një avokate e shquar për njerëzit me sindromën Down. Madje Sofia ka punuar si modele dhe është shfaqur në disa fushata dhe reklama kombëtare reklamuese.
“Këtë vit, mendova se ndoshta është koha që njerëzit të dëgjojnë nga fëmijët e mi, jo unë. Cili person është më i mirë për të ndërgjegjësuar sesa dikush që ka sindromën Down?”, ka ndarë Jennifer.
Sofia ka sfiduar me sukses keqkuptimet që lidhen me gjendjen e saj dhe është bërë një avokate e ndërgjegjësimit. Ajo ka luajtur në fushata të shumta për të hedhur poshtë idetë e gabuara të njerëzve në lidhje me sindromën Down.