Blerina Bombaj iu përgjigjet ankesave të prindërve për regjimin e ri ushqimor në kopshte

Ditën e stome, disa nëna kanë shfaqur shqetësimin e tyre në lidhje me regjimin e ri ushqimor në kopshtet e fëmijëve, me të cilat është marrë dietologia Blerina Bombaj. Ato shkruani se mungonin proteinat dhe yndyrnat shtazore. Mishi, ishte në sasi të pakët…

Letra e nje nene: 

“Kam fëmijën tim në çerdhen shtetërore në Tiranë. Deri javën e kaluar çdo gjë ishte për bukuri. Por administrata e bashkise, në bashkëpunim me dietologen e “mirënjohur” Blerina Bombaj vendosën të ndryshojnë menunë e ushqimit me qëllim për ta bërë më të shëndetshme. Në fakt më tepër se e shëndetshme është bërë një menu vegjetariane me qëllim dobësimin e fëmijëve. Për të ulur kostot e tyre dhe për të vjedhur më tepër lekë, i’a kanë zëvendësuar mishin me vezë dhe i kanë futur pure dhe zarzavatet. Sipas OBP (organizatës botërore të pediatrisë) baza në dietën ushqimore të fëmijëve deri në moshën 4 është MISHI tul dhe pa dhjam. Këto edhe atë që është e kanë zëvendësuar me mish të grirë që nuk është fort i shëndetshëm. Në çerdhe ka edhe fëmijë që janë në peshë dhe me këtë dietë ushqimore po na i shkatërrojnë . Në si prindër jemi më të kënaqur të paguajmë më tepër por të na ushqehen siç duhet. Znj. Bombaj nuk është as pediatre e as nutricioniste ,por dietologe. Ne nuk i kemi fëmijët obese”. –këto ishin fjalët e një nëne drejtuar faqes Lolita, në facebook.

Vetëm pak minuta më parë, është përgjigjur Blerina Bombaj si më poshtë:

KUR RRI SHUME GJATE NE ERRESIRE, DIELLI TE VRET SYTE!  JU LUTEM SHPERNDAJENI 🙂
Nje sqarim per te gjithe te pa/keqinformuarit 😉
Dietologu, ne formimin e tij eshte nje shkalle me larte se nutricionisti, pasi eshte i afte te marre persiper ushqimin e njeriut ne te gjithe ciklin e jetes si dhe ne patologji, ndersa nutricionisti eshte keshillues i thjeshte i ushqimit. Dietologu nuk ben vetem dieta dobesimi, por rekomandon ushqimin e pershtatshem per cdo moshe, faze dhe situateshendetsore.
Menyja e femijeve eshte hartuar duke permbushur te gjithe udhezimet nderkombetare te EFSA, ËHO dhe ADA per sasine, perberjen dhe cilesine.
Menyja eshte studjuar dhe miratuar nga mjeke pediater.
Ne meny ka 3 here ne jave mish, edhe pse rekomandimet jane per vetem 1 here ne jave mish te kuq. Ditet e tjera, mishi zevendesohet nga thjerrzat dhe fasulet, si ne aspektin proteinik ashtu edhe te hekurit.
Menyja eshte kombinimi me i mire qe femijet te marrin gjithe vlerat makro dhe mikroushqyese nepermjet ushqimeve cilesore dhe jo ato 5-lekshe.
Nuk mjafton qe femija te mbushi barkun ne kopesht, ka ardhur koha qe te shqetesoheni per CFARE ha femija juaj.
Ne meny jane vendosur te gjitha ushqimet qe cdo shqipetar konsumon ose duhet te konsumoje ne shtepi.
Tershera eshte i vetmi ushqim i ri, dhe eshte vendosur si nje nga ushqimet me te cmuara per njeriun ne dekaden e fundit. Ka ardhur koha te informohen disa se tershera nuk eshte ushqim vetem per kafshet.
Dhe e fundit, perse nuk u ngritet kur femija juaj hante miell orizi 365 dite te vitit i cili eshte hequr prej disa vitesh ne bote per shkak te arsenikut? Perse nuk u ankuat per cokokremin qe permban yndyrna dhe sheqerna qe lidhen me semundshmeri? Perse nuk u ankuat per tonelatat e sheqerit dhe miellit te bardhe? Perse nuk u ankuat per sasine e gjalpit qe asnjeri nuk e dallon dot nese eshtemargarine me vaj palme?
Dhe e fundit fare, kete pune e cila me mori plot 4 jave perkushtim, studim, hulumtim, dhe llogaritje, e kam bere VULLNETARISHT, pa asnje perfitim, pervecse per te miren e femijeve qe ne ate moshe vendosin te ardhmen e shendetit.

Share With:
Translate »
901 Views