Blerina Bombaj përlotet teksa tregon sakrificën e nënës: Më dhuroi kockën e saj për të më shëruar

E ftuar në “S’e luan Topi”, dietologia Blerina Bombaj ka rrëfyer jetën e saj, sakrificat e familjes në Greqi, dhe të sajat.

Ajo tregoi për sëmundjen e saj që pati në fëmijëri dhe se mamaja, i dhuroi nga palca kockore për ta shëruar.

“Kur isha 9 vjeç ndjeva një enjtjeje në këmbë. Brenda në kockë kisha një kist, që më kishte rrezikuar të më thyhej kocka. Dhe mjeku më dha 3 opsione, njëra të vendosja hekur, njëra ta mbushja me kockë nga trupi i dikujt që kishte vdekur, dhe nga një person që kishim ngjashmëri kockore.

Dhe mamaja ime nuk la asnjë opsion tjetër. U operuam në të njëjtën kohë, asaj i morën kockë nga legeni dhe ma dhuroi mua”, tha dietologia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S’e Luan Topi (@seluantopi)

Share With:
Translate »
123 Views