Blero ia prezantoi familjes Afronën vetëm gjysmë ore pasi e njohu
Duket e çuditshme, por Blero e ka prezantuar Afronën me familjen e tij vetëm gjysmë ore pasi kanë folur bashkë. Afrona dhe Blero janë njohur në Facebook. Ai ia tregoi foton familjarëve të cilët e pëlqyen dhe thanë se është shumë e bukur.
“Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur . Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, tregoi Blero i ftuar tek “Rudina”.
Blero tregon se të nesërmen në mëngjes ishe në aeroport për t’u kthyer në Prishtinë, por ndërroi mendjen dhe preu biletën për Zyrih për të takuar Afronën dhe u takuan në aeroport.