Blogerja shqiptare pozon tërësisht nudo në ditët e fundit të shtatzanisë

Një nga emrat e njohur të vlogut në Shqipëri, Sara Karaj është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Vajza e cila ka marrë vëmendjen me paraqitjet e saj si në Youtube ashtu edhe në Instagram, po bëhet nënë dhe tani është duke e shijuar muajin e fundit të shtatzënisë.

Sara ka vendosur që ndërsa po e shijon muajin e fundit të shtatzënisë ta realizoj një foto ku shfaqet tërësisht e zhveshur.

“Pastërti”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos tek e cila pranoi një numër të madh komentesh.

Ajo është në një lidhje dashurie prej kohës me Darti Malajn i cili së fundmi i ka propozuar edhe martesë.

Bebi pritet të vijë në jetë muajin e ardhshëm.

 

Share With:
Translate »
742 Views