Blue Ivy i hap probleme çiftit: Beyonce në telashe miliona dollarësh!

Beyonce dhe Jay Z që prej 2012-ës po tentojnë ta kthejnë emrin e vajzës së tyre të madhe, Blue Ivy në brand.

Gjithçka po shkonte mirë deri kur një planifikuese dasmash nisi t’i krijonte problemet e para. Pasi bllokoi kërkesën u përpoq t’i shiste asaj të drejtat e emrit për 10 milion dollarë.

Sipas Daily Mail, përfaqësues të këngëtares kanë treguar se Victoria Morales e cila zotëron një kompani të quajtur Blue Ivy është përpjekur t’ua shesë emrin dhe ka kërkuar të formojë kështu një ‘lidhje biznesi’ midis palëve.

Ylli i ‘Halo’ dhe reperi duket se kanë ngecur në një betejë ligjore për këtë çështje që prej vitit 2012.

Pavarësisht pengesave të tjera, gjërat u bënë edhe më keq kur organizatorja e dasmave u përpoq  t’i shesë çiftit kompaninë e saj për miliona dollarë.

Ndonëse ende nuk dihet fundi i këtij problemi, çifti i famshëm duket se nuk ka humbur asnjë sekondë kohë me emrat e binjakëve. Sapo Sir dhe Rumi lindën, prindërit i kthyen menjëherë në brand emrat e tyre. /Anabel.al

Share With:
Translate »
634 Views